Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave “Invictus Games 2023” që organizohen nga princ Harry.
Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator 2023.
Rita është mike e princ Harry-t, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.
Organizatorët premtuan se fansat do mahniten nga shfaqja e Ritës.
Harry themeloi “Invictus” në vitin 2014 për të nderuar anëtarët ushtarakë që janë plagosur, lënduar ose sëmurur si rezultat i shërbimit të tyre.
Ky do të jetë edicioni i gjashtë i turneut sportiv dhe hera e parë që Gjermania e pret këtë ngjarje.








