Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora do të marrë pjesë në një prodhim kinematografik sërish si aktore.
Në një intervistë për mediat e huaja Rita është shprehur entuziaste për një projekt të ri. Ora pritet të jetë pjesë në filmin e njohur ‘Agjenti 007’ me James Bond.
Këngëtarja ka pasur oferta për të realizuar kolonën zanore të këtij filmi, por mund ta shohim në rol edhe si të dashurën e agjentit.