Ajo është gjithmonë energjike dhe provokuese. Rita Ora është bërë përsëri pjesë e mediave për shkak të kërcimit të saj në gjendje të dehur. “Ajo nuk më befason. Rita i adhuron mbrëmjet private dhe gjithmonë është e para që këndon dhe vallëzon, dhe nëse dikush meriton pushim është ajo, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë duke punuar në projektet e saj muzikore, humanitare, dhe emisionet televizive”- është shprehur një mik i saj.