Rita Ora ka njoftuar përmes ‘Twitter-it’se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së X-Factor. Artisja me origjinë kosovare ka vendosur të largohet sepse ka patur probleme me CEO-n e X-Factor, Simon Cowell. Ajo gjithashtu shprehet se do i mungojnë shumë anëtarët e tjerë të jurisë, Nick Grimshaw dhe Cheryl Fernandez-Versin.