Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rita Ora hiqet si imazh i bizhuterive të “Thomas Sabo”, shkak bëhet konflikti midis Kosovës dhe Serbisë

27/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Rita Ora hiqet si imazh i bizhuterive të “Thomas Sabo”, shkak bëhet konflikti midis Kosovës dhe Serbisë

Dy ditë më parë, disa nga posterat e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, u hoqën nga muret e Serbisë. Ajo ishte zgjedhur si imazhi i firmës “Thomas Sabo”, por vendosja e këtyre posterave në mes të qytetit të Beogradit nuk i pëlqeu aspak vendasve. Gazeta serbe “Informer” e quajti skandaloz faktin që në vendin e tyre ishte vendosur imazhi i një shqiptareje që mbështet “UÇK-në”. “Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”- shkruante gazeta serbe. Qytetarë të shumtë kërkuan gjatë intervistave që posterat e Ritës të hiqen sa më shpejt. Pas kësaj, Serbia ka marrë vendimin për tê hequr posterat e këngëtares. Media serbe publikoi një shkrim me titullin “Informer fiton! Hiqen posterat e shqiptares Rita Ora. Tërhiqet fushata e këngëtares që mbështet kriminelët e UÇK-së. Këngëtarja shqiptare, që mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe është hequr nga posterat në qendër të Beogradit dhe nuk do të përdoret më në materialet promovuese të firmës. Rikujtojmë se këngëtarja, që këndoi në festivalin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së shtetit fals kosovar dhe që nuk humbet asnjë shans për të bërë shqiponjën me dy krerë, shfaqet në 27 postera rreth e rrotull Beogradit”. Drejtuesit e kompanisë vendosën të gjenin dikë tjetër si imazh të kompanisë. Rita Ora ende nuk ka reagim lidhur me këtë ngjarje.






Tags: imazhkonfliktkosoveRita Oraserbi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
Next Post
Ben Affleck zbulon të rejat mbi jetën e tij private dhe njëkohësisht bën njoftimin e rëndësishëm

Ben Affleck zbulon të rejat mbi jetën e tij private dhe njëkohësisht bën njoftimin e rëndësishëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera