Labeli i Jay-Z Roc Nation e evidentoi atë si një këngëtare stil dhe hiti i saj, “Hot Right Now” pushtoi listat e hit paradeve botërore. Por për albumin e saj të dytë Rita Ora nuk do të ketë më një Jay-Z, por të tjerë producentë që po punojnë për këngët e reja të saj. Daily Mail e ka fotografuar atë teksa ka dalë nga studio e regjistrimit në Londër, ku ajo duket paksa e lodhur dhe ka preferuar të fshihet pas syzeve të saj të errëta.