Prej një kohe të gjatë Rita nuk po përflitet për ndonjë lidhje dashurie dhe pas disa lidhjeve që përfunduan me ndarje, këngëtarja po shijon beqarinë. Por jo për një kohë shumë të gjatë pasi ashtu siç shkruan vetë në foton e postuar në Instagram, Rita ia ka falur zemrën produkteve të kompanisë britanike të cilët e kanë zgjedhur si imazh. E veshur me këmishë nate të zezë dhe sfond të kuq, këngëtarja shkruan se ka rënë në dashuri me linjën e re të buzëkuqëve. Përveç kësaj do donim që së shpejti Rita të bjerë në dashuri me ndonjë person në veçanti, dhe jo me buzëkuqe./revistawho.com