Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, rrezikon të humb një pjesë të pasurisë, pasi në llogarinë e saj është zbuluar një mashtim prej 2.3 milion paund. Pasuria e Ritës shkon rreth 10 milion paund, e cila është kontaktuar nga policia investigative me pretendimin se një llogaritar ka mashtruar disa kompani për disa muaj, përfshi edhe bizneset për të cilat Rita ka investuar. Përflitet se nëse llogaritë e 26-vjeçares janë ndër ato të infiltruarat, ajo mund të humbasë rreth 10 mijë paund.