Rugova ka arritur një marrëveshje sot me Rita Orën në Romë që ta vesh atë në disa prej eventeve që këngëtarja do të marrë pjesë. Një burim i ka thënë Expressit se Rita tani do të vishet me fustane që do të dizajnohen enkas nga Blerina Kllokoqi për të. Ky është një hap i madh për Rugovën pasi Rita deri me tani njihet për stilin e saj unik. Mbetet të shihet se si do të duket tani ajo në stilin e Blerinës.