Rita Ora është rikthyer në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare në aeroportin “Adem Jashari”. Sapo zbriti, Rita Ora mes lotësh preku tokën dhe tha “O Zot, faleminderit”.
Përparim Rama publikoi një video, ku i uroi asaj mirëseardhjen dhe shkroi se “momente të paharrueshme na presin bashkë!”.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, tha ai.
View this post on Instagram








