Rita Ora dhe Dakota Johnson janë mikesha shumë të afërta me njëra tjetrën, aq sa të bën të dyshosh për një shoqëri shumë të ngushtë mes tyre.
Dy vajzat janë njohur në triologjinë ‘Fifty Shades of Grey’ dhe tani do të luajnë përsëri bashkë në ‘Fifty Shades Darker’.
Deklaratat e bukura dhe përqafimet e puthjet e të dyja vajzave të hollivudit nëpër foto në rrjetet sociale, duhet t’i bëjnë xhelozë të gjithë për shoqërinë e ngushtë që kanë ato me njëra tjetrën.








