Pasi shijoi suksesin e këngës ‘Your song’, Rita Ora ka paralajmëruar projektin e saj më të ri. Ajo do të vijë në bashkëpunim me DJ e famshëm, Aviici. “Më në fund po vjen. Faleminderit Avicii që po më merr në këtë rrugëtim mahnitës. Është himni im i verës! Mezi pres që ta dëgjoni të gjithë! Edhe pesë ditë!”, shkruan Rita. Kënga e re është e titulluar “Lonely together”.









