Rita Ora është nga ato artiste e cila përveç talentit ja ka dalë të komentohet gjatë edhe për veshjet e saj. Daljet e guximshme në publik e kanë kthyer shpesh në qendër të mediave. Por duket se për t’ja arritur të krijojë një stil i është dashur kohë dhe shumë mund për zgjedhjet. Në ‘Instagramin’ e saj ajo ka publikuar një video ku prezanton koleksionin ‘gjigand’ të këpucëve. Në video duket qartë se gjysma e dhomës së garderobës së këngëtares është e mbushur me këpucë dhe rrëmuja është mjaft e madhe./revistawho.com