• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Robbie Williams aksidentalisht flirton me 15-vjeçaren

Robbie Williams ka flirtuar me një vajzë që ndodhej në publikun e koncertit të tij në Brisbane, në Australi. Ai vazhdoj të shkëmbej edhe disa batuta me të, deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por më pas  pësoi një surprizë të shëmtuar. Vajza në fjalë ishte vetëm 15 vjeçe dhe ishte e shoqëruar edhe me mamanë e saj.

“Oh dreq. Të lutem mos e postoni videon në ‘YouTube’. Nëse del aty, atëherë publikohet edhe në gazeta, e jemi të gjithë në telashe”, – ka bërë shaka ylli i muzikës britanike.

Këngëtari 41 vjeçar pas komplimentave që i bëri vajzës ka shtuar: “Çfarë mund të të them, Morgan? Qëndro larg djemve si unë. Janë gjithnjë të njëjtët…”, – e kështu ka  shpëtuar nga gafa me një dedikim për vajzën me  hitin “She’s the one”.