Robbie Williams ka tentuar të ‘thyejë’ internetin. Këtë gjë e ka vërtetuar vetë gruaja e tij Ayda Field. Në emisionin ‘Loose Women’ ajo ka treguar momentin e sikletshëm kur i është dashur ta fotografojë të shoqin krejtësisht lakuriq. “Është dashur të bëjmë 20 fotografi. I thashe se njerëzit do të tallen me ty”, ka thënë Field. Por ishte entuziazmi i këngëtarit që e ka bërë atë të shkrepë fotografinë e duhur ku i shihej trupi në formë perfekte. “Ai më tha: ‘Jam në formën më të mirë të mundshme. Le ta thyejmë internetin si Kim Kardashian’. Ndihesha në siklet por ishte dëshira e tij dhe e respektoj”, ka përfunduar 37-vjeçarja Field.