Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Robert Ndrenika e Hajrie Rondo kthehen në skenë pas problemeve me shëndetin

16/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Robert Ndrenika e Hajrie Rondo kthehen në skenë pas problemeve me shëndetin

Teatri i Metropolit duket se do të tërheqë jo pak vëmendjen e publikut gjatë sezonit të ri artistik. Ndërsa pritet që të shpallet kalendari përfundimtar, institucioni grish herë pas here publikun me informacione të reja mbi atë çka pritet të ndodhë gjatë muajve në vijim në skenën teatrore të kryeqytetit. Pas zbulimit të emrit të Ema Ndojës, si një prej protagonisteve të veprës “Net Arabe” që do të ngjisë në skenë regjisori Stefan Çapaliku, një tjetër lajm na gëzon. Bëhet fjalë për kthimin në skenë të dy emrave të shquar të teatrit dhe ekranit shqiptar, për aktorin e madh Robert Ndrenika dhe aktoren Hajrie Rondo, të cilët do të jenë pjesë e dy veprave të përfshira në kalendarin e Qendrës Kulturore Tirana. Një pjesë shqiptare dhe një e huaj. Rikthimi i tyre na gëzon për faktin se të dy aktorët i janë larguar për pak skenës, për shkak të problemeve shëndetësore.





robert-ndrenika

hajrie-rondo


Aktorit Robert Ndrenika iu desh të linte në mes projektin e komedisë “Tartufi”, ku ai luante një nga rolet kryesore, atë të Orgonit. Shtrimi në spitale, më pas këmbëngulja e mjekëve, e mbajtën atë larg skenës, çka e detyroi regjisorin Erion Kame ta zëvendësonte atë me aktorin korçar, Ligoraq Riza. Ndërsa aktores Hajrie Rondo iu desh të luftojë me një sëmundje të rëndë që i rrezikoi seriozisht jetën. Dy vjet më parë u zhvillua edhe një fushatë sensibilizimi për të ndihmuar aktoren në shërimin e saj. Aktrimi me sa duket ka shërbyer si terapi, pasi një vit më parë ajo ka interpretuar në komedinë “Seks vetëm për festa” nën regjinë e Leka Bungos, në skenën e teatrit “Bylis” në Fier. Me sa duket, si Ndrenika, ashtu edhe Rondo, e kanë tejkaluar këtë moment të vështirë të jetës së tyre për t’iu rikthyer aktivitetit të tyre të mëparshëm, që njëkohësisht është edhe jeta e tyre, aktrimi. “TRE DHËNDURËT” Vepra që do të rikthejë Hajrie Rondon sërish para spektatorit, është komedia shqipe “Tre dhëndurët”. Një vepër që vjen edhe si një homazh kushtuar autorit të veprës, dramaturgut, përkthyesit dhe publicistit, Dionis Bubani, i cili këtë 18 shtator do të mbushte ditëlindjen e tij të 90-të. Kjo vepër do të ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit nga regjisorja Sonila Kapidani. Ashtu siç është kthyer në metodë pune tashmë në këtë institucion, edhe këtë herë u zhvilluan audicione për personazhet e veprës. Kapedani ka përzgjedhur një kast aktorësh me përvojë, por edhe shumë të rinj. Kështu, “Tre dhëndurët” do të interpretohet nga aktorët Gëzim Rudi, Pjerin Vlashi, Aleksandër Kondi, Lindar Kraja etj. Hajrie Rondo do të interpretojë në rolin e Sanijes, që do të ketë për dublonte aktoren Elona Hyseni. “MENDOHU, XHAKOMINO” “Mendohu, Xhakomino” është një tjetër vepër, pjesë e kalendarit të ri të Qendrës Kulturore Tirana. Një komedi nga Luigi Pirandello, e shkruar në vitin 1917, mbi një novelë mbi të njëjtin titull, botuar në vitin 1910 në faqet e “Corriere della Sera”. Edhe kjo komedi vijon në të njëjtën frymë me të tjera vepra të Pirandello-s, që sillen rreth problemeve të individit, paradokseve të tij ekzistenciale, paaftësisë së shtetit etj. Kjo vepër vjen nën regjinë e Milto Kutalit, i cili rikthen në skenë aktorin Robert Ndrenika, në rolin kryesor, atë të profesor Totit, i cili në moshë të shtyrë e fut veten në ca andralla që bien ndesh me “moralin” e shoqërisë. Krahas Ndrenikës, do të interpretojnë edhe aktorë si Arben Derhemi, Mariana Kondi, Alert Çeloaliaj, Klodiana Keco etj./ Panorama

hajrie-rondo-para-nje-viti

 

Tags: hajrie rondoRobert Ndrenikaskene
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Kush e kishte menduar, Nora kopjon Erën?

Kush e kishte menduar, Nora kopjon Erën?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera