Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Robert Ndrenika ‘kërcënon’ Kumbaron dhe Veliajn: Nëse prishni Teatrin, s’do më tresë dheu, do të shtrihem atje…

06/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Robert Ndrenika ‘kërcënon’ Kumbaron dhe Veliajn: Nëse prishni Teatrin, s’do më tresë dheu, do të shtrihem atje…

Një deklaratë jo e zakontë është bërë një mbrëmje më parë në një tryezë ku ishin ulur aktori Robert Ndrenika, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.





Të pranishëm në Teatër Kame, ku po mbahej nata e fundit e Festivalit Ballkanik të Teatrit, për pak minuta këto tri personazhe “të kundërt” për misionet e tyre kanë përjetuar tension për shkak se aktori Robert Ndrenika ka qenë në pozicionin e tij: aktori që shqetësohet për fatin e teatrit.

Nëse me Veliajn biseda ka shkuar e qetë, dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë do të bëhet me godinën e teatrit, me ardhjen pak minuta më vonë të Kumbaros, biseda ka agravuar.


Ndrenika pa e zgjatur shumë është shprehur drejtpërdrejti se është hapur fjala që do të transferojnë teatrin, për të ngritur kulla në tokën e tij aktuale.

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, – ka qenë deklarata e ashpër në tavolinë, jo formale e aktorit Robert Ndrenika.

Ndoshta kjo është nga më të ashprat që pas vitit 2000 kur u ngrit e njëjta çështje.

Kumbaro është “detyruar” të ulë pak tensionin… Ndërsa Ndrenika për disa minuta ka treguar se ka shëtitur në të gjithë Ballkanin, në Shkup, Athinë, Bukuresht ku teatrot janë prej 400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadium dhe teatër jo.

Në ironi, Ndrenika ka kujtuar një bisedë me mikun e tij, Loro Kovaçin, kur ishte i ri, se i kishte thënë: “Ju të rinjtë do ta gëzoni teatrin”. Por me këtë Ndrenika ka thënë se nuk ka arritur ta gëzojë…

Ashtu si Veliaj dhe Kumbaro në këtë bisedë të lirë kanë mundur ta qetësojnë aktorin, ndonëse me frikë të hapur, se do të gjejnë formulën e duhur për ndërtimin e Teatrit. Optimizmi i Kumbaros lidhej me ndërtimin e teatrit në Korçë, apo Shkodër…

Ndërsa aktori ka këmbëngulur se ministrja duhet të jetë e hapur, pasi ka mungesë informacioni, por dhe frikë…

“Le të bëhet edhe pas 5 vjetësh teatri, por ama të bëhet. Tiranës i takon teatri. Ajo është tokë e italianëve, të lutem mos e prishni teatrin, rikonstruktojeni atë, bëjeni modern”, – thotë Ndrenika…duke lënë një heshtje të gjatë e të rrallë mbi këtë ngjarje. / Mapo.Al

Tags: Robert Ndrenika
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Next Post
VIDEO / Soni Malaj sjell një nga këngët më të vështira të Rihannës

VIDEO / Soni Malaj sjell një nga këngët më të vështira të Rihannës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera