Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse? 24/12/2025
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

RockStock Music Festival, zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës

17/09/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

festivali i rrokut





E ndërsa organizatorët e edicionit të dytë të “Rockstoc Music Festival” po i japin dorën e fundit detajeve mbi mbarëvajtjen e eventit të datës 24-25-26 shtator në Sheshin “Nënë Tereza”, është bërë publike nga organizatorët lista e artistëve që do të marrin pjesë në tre netët maratonë të “Ditës së Miqësisë”. Këngëtarët e bandat më të njohura shqiptare e jo vetëm pritet të ndezin skenën gjigante të Festivalit, e cila do të ngrihet përballë “ish Kolonat”, ngjitur me Akademinë e Arteve. Rock music, kualitet tingujsh e zërash, kulturë, surpriza, birra, takime me miq e kërcime të “çmendura” nën ritmet e muzikës më të lakuar të të gjitha kohërave, kjo është panorama që do mbizotërojë për tre net me radhë. Organizatorët e ngjarjes më fantastike të vitit, Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja, të njohur edhe për clubin e famshëm, ROCKSTOCK që prej vitesh drejtojnë shprehen shumë entuziastë lidhur me pritshmërinë e edicionit të dytë të këtij Festivali. Sipas tyre, Rockstock Festival edhe këtë vit do të provojë të tejkalojë barrierat e muzikës së vetëm një zhanri, duke e përzierë atë me zhanre të tjera, pra duke i dhënë një dimension të ri, pavarësisht se bërthama në vetvete do të jetë rock music. “Duke ruajtur portretin e vet origjinal dhe të vulosur prej dekadash, Festivali i RockStock tenton të përcjellë mesazhe miqësie, kriticizëm më të fortë të anti-vlerave dhe sigurisht mesazhe akoma më të detajuara të krijimit të raporteve të reja midis politikës dhe artit. Por mbi të gjitha, me qëllimin suprem për të bashkuar shpirtra njerëzorë, duke u munduar të mbushë boshllëkun dhe zhgënjimet që shoqëria sot prodhon nëpërmjet tingujve dhe rezonancave pa kompromis”, shprehet Elton Deda lidhur me qëllimin e mesazhet e këtij eventi. Por, përtej argëtimit që publiku do të përjetojë për tre net me radhë (e enjte, e premte, e shtunë), duket se vetë Festivali në vetvete është edhe një promovim shumë i mirë i artistëve të rinj që do të marrin pjesë, por edhe i këngëve të reja që bandat veterane do të prezantojnë për publikun. Të shprehësh revolten ndaj padrejtësive, sistemeve të gabuara dhe të japësh mesazhe të fuqishme dashurie, miqësie dhe mbi të gjitha paqeje mes njerëzimit… e kush zhanër muzikor më mirë, sesa Rock’n’Roll mund ta bëjë këtë?! 24-25-26 shtator, Rockstock Music Festival pret dashamirësit e tij tek Sheshi “Nënë Tereza”, përballë ish Kolonat!

Pjesëmarrësit në tre netët live, janë si më poshtë:


– E Enjte 1. The Curlies 2. Altin Goci Band 3. Offchestra 4. Renis Gjoka Band 5. Irie FM 6. Asgjë Sikur Dielli

– E Premte 1. Duck Lord 2. RockStock Band 3. Centaur (Reunion) 4. Tre Musketierët 5. Muscle Tribe of Danger and Excellence (të ardhur posaçërisht nga Kroacia)

– E Shtunë 1. Crossbones 2. Gipsy Groove 3. Shpat Deda 4. Jinjer (të ardhur posaçërisht nga Ukraine) 5. Jericho 6. Elita 5

Tags: ArtistetRockStock Music Festival
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 
Breaking News

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!
Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
Next Post

Bukuroshet shqiptare triumfojnë në Itali

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera