Festivali i 71-të i Sanremo u finalizua dje me fitoren e grupit Maneskin, me këngën ‘Zitti e buoni’. Kënga në fjalë ishte e vetmja e rrymës rrok dhe fuqia që kishte i bëri italianët t’i jepnin fitoren.
Në vendin e dytë u rendit Fedez dhe Francesca Michielin me “Chiamami per nome”.

Ndërsa shqiptari, Ermal Meta, u rendit në vendin e tretë me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’. Edhe pse shihej si pretendet që prej performancës së parë, këtë vit nuk pati një fitore për Ermalin./revistawho.com








