Dolph Lundgren, aktori i njohur për rolet e tij në “Rocky IV” të vitit 1985 dhe “Creed II” të vitit 2018, ka lidhur martesë me trajneren personale Emma Krokdal.
Lundgren, 65 vjeç, u pa duke pushuar në Mykonos, Greqi, me dy vajzat e tij Ida, 27 dhe Greta, 21, së bashku me gruan e tij Emma Krokdal, 27 vjeç.
Gjatë pushimeve të tyre luksoze, Ida ndau në Instagram Story pamjet nga dasma private e babait të saj dhe Krokdal. Çifti i lumtur, të dy të veshur me të bardha, ishin të gjithë të buzëqeshur.









