Futbollisti i Real Madrit James Rodriguez është përfshirë në një aferë që po bën bujë të madhe në të gjithë botën. Flitet se ai ka tradhëtuar gruan. Siç raportojnë mediat e huaja, Rodriguz gjatë kohës që po rikuperohej nga dëmtimi në këmbë, ka krijuar lidhje me një super modele. Bëhet fjalë për bukuroshen Andrea Escobar, një nga “engjëjt” e Victoria Secret’s. Escobar është e vetmja modele kolumbine që ka marrë pjesë në sfilatat e Victoria’s. Ajo ka pseudonimin “Angel” dhe mendohet se ka bërë për vete yllin e Real Madrit, i cili është ndërkohë i martuar me Daniela Ospina.