Pas një prej momenteve më të diskutuar të spektaklit Big Brother VIP Albania, Rogerti u rikthye për të komentuar vendimin e tij të papritur për të lënë përkohësisht shtëpinë gjatë prime-it të së martës. Në një rrëfim të sinqertë nga dhoma e rrëfimit, ai pranoi se ky veprim e bëri të ndihej i dobët në raport me lojën dhe ritmin e banorëve të tjerë.
“Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime. As unë nuk e njoh veten tamam. Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë”, u shpreh ai, duke reflektuar për momentin që tronditi jo vetëm shtëpinë, por edhe publikun.
Në të njëjtën deklaratë, Rogerti identifikoi edhe rivalët që, sipas tij, janë më të fortët brenda lojës. “Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri mezi priste që të dilja”, tha ai, duke e vendosur kështu përballjen e tij të radhës pikërisht me dy nga figurat më të forta të shtëpisë.
Vendimi i tij për të dalë nga shtëpia erdhi pas një debati të fortë me Selin dhe pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi kundra Rogertit gjatë prime-it, moment që surprizoi banorët dhe ndezi diskutime të shumta për strategjinë e tij.








