Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Roja i tërhiqte vajzat për flokësh”, i riu i rritur në jetimoren e Shkodrës konfirmon dëshminë tronditëse të Adrianës

10/06/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Abuzuan që në moshën 12-vjeçare/ “Fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore…”

Pak ditë më parë, në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Adriana, 27-vjeçe rrëfeu historinë tronditëse të jetës së saj. Ajo tregoi se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë. E reja rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, ndërkohë që zbuloi se të gjitha vajzat e asaj jetimoreje abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.





Ditën e sotme, në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar 23-vjeçari Ervis Zefi, i cili nga mosha 1 e deri 19 vjeç ka jetuar pikërisht në jetimoren e Shkodrës. Zefi tregoi përjetimet e tij në këtë institucion dhe mbështeti versionin e Adrianës përsa i përket dhunës dhe përdhunimeve. Ai është larguar nga jetimorja në vitin 2015.

“Roja i merrte vajzat dhe i fuste te kaldaja, i tërhiqte për flokësh. Kishte dhe personel që fuste fëmijë më të rritur se ne. I kemi parë me sytë tanë. Jam këtu për të konfirmuar se akuzat e Adrianës janë të vërteta. Jam i gatshëm të rrëfej historinë time në polici. Roja i natës rrihte edhe fëmijë me nevoja të veçanta. Mësuesit e shkollës e dinin për dhunën e ushtruar”, rrëfeu ndër të tjera Zefi.


Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

“Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”- ishte rrëfimi shokues i Adrianës.

Gjatë rrëfimit të Adrianës u zbulua se ajo nuk kishte duruar më gjendjen në të cilën ndodhej dhe kishte shkuar të denonconte në vitin 2015 përdhunimin që i ishte bërë, por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar seksualisht me të.

Menjëherë pas këtij episodi stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte dorëzuar në Prokurori dosjen e Adrianës së bashku me rrëfimin e saj, për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur.

Pas denoncimit të bërë nga programi, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, arrestoi ditën e premte shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Top Channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
“Shehrezade” lë pas dore aktrimin, zbulohet projekti i ri me të cilin po merret aktorja

“Shehrezade” lë pas dore aktrimin, zbulohet projekti i ri me të cilin po merret aktorja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera