Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz! 13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin! 13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Roma merr masa të rrepta sigurie për shenjtërimin e Nënë Terezës, zbulohet axhenda

20/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Roma merr masa të rrepta sigurie për shenjtërimin e Nënë Terezës, zbulohet axhenda

Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në kryeqytetin italian Romë do të shtohen masat e rendit publik për të garantuar sigurinë e të gjithë besimtarëve që do të marrin pjesë në këtë event unik. Gjatë orëve të fundit, Prefektja e Romës Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e eventit të Shenjtërimit të Nënë Terezës. Event ky që do të zhvillohet më 4 shtator në sheshin “Shën Pietro” në Vatikan. Prej orës 8:00 të mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15.00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist. Sipas urdhëresës së Prefekturës së Romës, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qendrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike. Gjithashtu do të ndalohen të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së Prefekturës së Romës. Siç është dhe transporti i armëve lodër. Plani i sigurisë së lartë në Romë me rastin e shenjtërimit të besimtares me origjinë shqiptare Nënë Tereza, parashikon dhe ndalimin e filmimeve kinematografike e televizive që kërkojnë përdorimin e armëve për efekte skenike si dhe të pajisjeve të ngjashme me ato të që janë në përdorim nga forcat e rendit dhe ushtria. Gjatë ditëve të eventit të shenjtërimit, besimtarët e adhuruesit e veprës së Nënë Terezës mund të vizitojnë eshtrat e saj më datë 3 shtator në Bazilika e Shën Gjonit në Lateran si dhe nga data 6-8 shtator në kuvendin e Shën Gregorit në Romë.





Nënë Tereza Shenjtëri: programi i Misionareve të Bamirësisë (Motrat e Nënë Terezës)

Programi i Misionareve të Bamirësisë


E enjte – 1 shtator

Hapja e ekspozitës “JETA, PËRSHPIRTËRIA DHE MESAZHI I NËNË TEREZËS”

1-3 e 5 shtator 9.00-19.00

4 shtator 14.00-19.00

7 shtator 9.00-14.00.

______________

E premte, 2 shtator

Mesha Shenjte: ora 9.00 në gjuhën angleze; 10.00, në gjuhën spanjolle, 12.00, në gjuhën italiane.

Bazilika e Shën Anastasia në Palatin

______________

MBRËMËSORE E LUTJES DHE ADHURIM SOLEMN

Kori i Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina.

Tema: “Rrezatojmë dritën e Krishtit, thirrja për shenjtëri”.

20.30-22.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran.

__________________

E shtunde, 3 shtator

KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU

8.30 përgatitja – 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit

ORATORI “MOTHER”

I Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00

Bazilika e Shën Andrea della Valle.

Mesha Shenjte, në orën 19.00

Në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës

______________________

E diel, 4 shtator

LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES

TEREZA E KALKUTËS.

Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit

Lutja e Engjëllit mbajtur nga Ati i Shenjtë

Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit

______________________

E hënë, 5 shtator

FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina

Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit

NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS

Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran

6-8 shtator

NDERIMI I RELIKEVE TË SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

E martë, 8 shtator, ora 9.00-18.00 Kisha e Shën Gregorit të Madh,

Vizitë në dhomën e Nënë Terezës në kuvendin e Shën Gregorit;

Tags: hapat e siguriseromeshenjterimi i nene terezes
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!
Breaking News

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!

13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Next Post
Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën

Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera