Leonardo DiCaprio është i mërzitur me imazhin që fansat kanë krijuar për lidhjet e tij të dashurisë me vajza nën moshën 25 vjeç.
“Ai dëshiron ta heqë një herë e mirë këtë imazh që ka krijuar dhe është shumë i shqetësuar që kjo vazhdon ta përndjekë”, zbuloi një burim për gazetën britanike Dailymail.
DiCaprio është komentuar shumë për lidhjet e dashurisë. Vitin e kaluar aktori i “Titanic” u nda nga Camila Morrone, e cila sapo kishte mbushur 25, gjë që nxiti edhe më shumë këto thashetheme.








