Spekulimet për një romancë mes Kim Kardashian dhe reperit Drake janë rikthyer pas postimeve të tyre të fundit në rrjete sociale. Sipas “The Sun”, Kardashian shpërndau disa foto nga liqeni Como me përshkrimin “Italia 2025”. Në të njëjtën kohë, mediat raportuan se Drake, po qëndronte në një rezidencë luksoze në të njëjtin liqen, një vilë me arkitekturë të ngjashme me sfondin që shfaqej në fotot e Kim.
Krahasimet nuk vonuan të shpërndaheshin në Reddit dhe Instagram, ku fansat vunë re “dëshmi” të mundshme se dyshja po shijonte së bashku një udhëtim romantik në Itali.
Kjo nuk është hera e parë që ata lidhen me njëri-tjetrin. Ish-bashkëshorti i Kim-it, Kanye West, ka aluduar më herët për një romancë mes saj dhe Drake. Ndërkohë, edhe disa tekste dhe mostra në këngët e reperit kanadez kanë shtuar dyshimet.








