Hailey Bieber feston sot 24-vjetorin e saj. Mes shumë urimesh në rrjetet sociale të modeles, ka dalluar dedikimi i ndjerë i bashkëshortit të saj, Justin Bieber. Këngëtari ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura me Hailey-n, krah së cilave ka shkruar: “Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam në shtëpi kudo që je ti. Ti je vendi im i sigurtë. Jam totalisht dhe krejtësisht i fiksuar me atë që ti je. Endrra ime më e madhe është të plakem me ty. Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”. Epo me siguri ky është urimi që çdo vajzë do donte të merrte në ditën e linjes nga më i dashuri i saj./revistawho.com









