Mbrëmja më romantike e vitittashmë është afër. Femra në të gjithë botën përgatiten për të qënë seksi në sytë e partnerëve të tyre për ditën e Shën Valentinit. Festohet dashuria, romantizmi, pasioni kështu përse të mos zgjidhni ngjyrën që përfaqëson këtë ndjenjë? Makeup, aksesorë duhet të kenë pak të kuqe për të ndezur mbrëmjen tuaj. E kuqja u shkon të gjithave dhe është e përshtatshme për bionde, brune, femra me fizik të hollë apo të mbushur. Kjo ngjyrë arrin të nxjerrë në pah sensualitetin e çdo femre dhe është perfekte në çdo rast./ikub.al