Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu ka një mesazh për femrat në ditën e fundit të muajit tetor, i cili njihet si muaji i kancerit të gjirit.
“Dita e fundit e tetorit të mos jetë dita e fundit e vitit për vetëdijësim mbi kancerin e gjirit! Gra e vajza, në vend se të instagramoni gjinjtë, më mirë i mamografoni. Të gjithave mund të na ndodhë! Të gjitha ju që po kaloni ditë të vështira, mundohuni t’i përballoni këto ditë, kini besim e shpresë, luftoni pa frikë për veten tuaj. JU D U A “, shkruan Rona në Instagram.
Këngëtaren e hitit “Suus” shumë shpejt do ta shihni edhe si mentoren e “The Voice of Albania”.








