Flokë të shkurtër gri, buzë vishnje dhe gurë të shndritshëm te dhëmbët. E kemi fjalën për Ronela Hajatin e cila nuk njihet aspak në fotot e fundit.
Ndryshimi i papritur i pamjes së saj vjen nga kënga e fundit për të cilën po punon.
Ronela do të sjellë një mini-album me 5 këngë i cili do të titullohet “Bardhezi” dhe do të publikohet në fund të këtij muaji.
Krahas fotove Ronela shkruan se “ka disa muaj që është mbyllur në studio për të sjellë këngët e reja”.








