Dy nga artistët më të përfolur shqiptarë Ronela Hajati dhe Young Zerka, kanë menduar që të bëjnë një këngë si “dhuratë” për fansat e tyre. Në një postim që Ronela ka bërë në rrjete sociale kuptohet se dueti midis dy këngëtarëve do të mbajë titullin “Diamant”. Ky projekt pritet të dalë ditën e nesërme dhe me shumë gjasë do të jetë i fundit për këtë vit.