Ronela Hajati ka paralajmëruar prej kohësh se këtë verë do publikojë disa klipe të reja brenda një kohe të shkurtër. Pas dy bashkëpunimeve me Don Phenom, këngëtarja zbuloi se po xhiron klipin e radhës dhe nga fotoja që publikoi pak minuta më parë kuptuam shumë. Sërish ‘look-u’ i saj është ekstravagant, por këtë herë plot ngjyra dhe shumë veror. Ronela ka zbuluar se klipi po xhirohet në vendin tonë dhe detaji që duket se ja ka vështirësuar më shumë punën është stilimi i flokëve. “Ju nuk do ta kuptoni kurrë sa rëndonin këto flokë”,-u shpreh bukuroshja.
Edhe njëherë tjetër Ronela i habiti fansat e saj dhe pritshmëritë janë të mëdha për këtë këngë, por na mbetet të presim edhe pak deri në linçimin përfundimtar. /revistawho.com