Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo! 11/03/2026
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rovena Dilo: Dajën e kam mafioz

07/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rovena Dilo: Dajën e kam mafioz

Prej ditësh qarkullon në media konflikti i pronës që ka Rovena Dilo me dajën e saj, i cili u prononcua dje për gazetën “Panorama”.





Mbi këtë çështje prononcohet vetë këngëtarja sot në një intervistë në “Panorama Plus” duke sqaruar këtë histori, ku në mes janë edhe Tom Doshi me Ndriçim Babasin.

“Unë e dija që “zotërinjtë e politikës”, që duan të vjedhin pronën e familjes sime, do të reagonin në këtë mënyrë. Frikacakët fshihen gjithmonë pas dikujt tjetër dhe këtë herë, si çdo herë tjetër në këtë çështje, përdorën dajën, veglën dhe viktimën e tyre.


Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga 8 fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai, në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit tim, ka vetëm 1/8­tën”­ thotë Rovena.

Ajo tregon se nëpërmjet një akt dhurimi totalisht të pavlefshëm, ai pretendon të jetë i vetmi përfitues. “Kjo çështje është në një proces gjyqësor themeli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës.

Nuk është hera e parë që ai është i paditur dhe çështja është fituar, një herë në 2004, atëherë kur familja për të parë zbuloi mashtrimin e tij dhe më vonë në 2007, ku ajo u pushua me kërkesën e tij përpara trupit gjykues, me premtimin përpara fëmijëve të tjerë se gjithçka do ta zgjidhte ai vetë me mirëkuptim”­ thotë ajo.

Rovena sqaron se “Kjo pronë është një pasuri familjare. Si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj”.

Tags: Rovena Dilo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!
Breaking News

Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!

11/03/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
Next Post
‘Engjëlli Gabriel’, shqiptari i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

‘Engjëlli Gabriel’, shqiptari i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera