Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Rovena Dilo: Ëndërroj sikur jam në varr; Olti Curri: Më tmerrojnë idiotët! Zbuloni fobitë e VIP-ave shqiptarë

13/03/2017
in Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Rovena Dilo: Ëndërroj sikur jam në varr; Olti Curri: Më tmerrojnë idiotët! Zbuloni fobitë e VIP-ave shqiptarë

Cilat janë fobitë e VIP-ave? Çfarë i bën ata të zgjohen nga gjumi me makthe? RevistaWho.Com ju njeh sot me frikërat më të mëdha të personazheve publike, që njësoj si ne ‘tmerrohen’ nga insekte, vende të mbyllura, lartësi, etj… Më poshtë ju njohim me ato.





Aurela Gaçe – Ajo është aq e dashur për të gjithë dhe aq pranë fansave, sa shpesh na duket sikur dimë çdo gjë për të. Por kohët e fundit kemi mësuar edhe diçka të re për të. Aurela Gaçe i ka shumë frikë qentë, sidomos nëse ata lehin. Këtë detaj artistja e dhjetëra çmimeve e ka zbuluar për teleshikuesit kur ishte e ftuar në programin e Gjebreas.


Eranda Libohova – Në fakt një këngëtare aq e kërkuar sa Eranda, është e vështirë të mendosh se ka fobi avionin dhe nuk udhëton me të. Por është e vërtetë. Ka shumë kohë që këngëtarja ka frikë të udhëtojë me avion, që prej një incidenti të hershëm që i ka ndodhur.

Olti Curri – Gazetari i njohur, autor i rubrikës “OltBook” në revistawho.com, ka fobi nga lartësitë. Dhe sigurisht kur kërkojmë një përgjigje nga Olti, nuk mund të mungojë edhe ironia: “Kam frikë edhe nga idiotët, shumë fare”, – thotë Curri.

Manjola Nallbani – Këngëtarja e dashur nga të gjithë duket se ka fobi insektet, veçanërisht merimangat. Në fakt nuk është aspak e çuditshme pasi shumë njerëz kanë frikë nga insektet.

Sonila Meço – Gazetarja e njohur ka frikë nga errësira, madje më parë është shprehur se edhe pse natën është më produktive, preferon të punojë me të gjitha dritat e ndezura.

Albana Osmani – “Kam fobi karkalecat. I kam aq fobi, sa më bie të fikët nëse ndonjëri prej tyre më hidhet, sidomos ata me ngjyrë jeshile… bahh tmerrr!”, – ka thënë Osmani në një prej intervistave dhënë vite më parë. Prezantuesja bukuroshe ka vështirësi gjatë sezonit të verës, kur karkalecat pushtojnë vendin.

Dafina Zeqiri – Frika më e madhe për të është të humbasë zërin, duke kujtuar shpesh se çfarë i ndodhi këngëtares britanike Adele disa vite më parë, që pati probleme me zërin. Shpresojmë që kjo të mos i ndodhë asnjëherë Duffy-t, pasi është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara dhe më me stil.

 

Almeda Abazi – Ish-Miss-i shqiptar është shprehur më parë se ka fobi insektet në përgjithësi, e sidomos merimangat.

Rovena Dilo – Këngëtarja e njohur ka fobi nga vendet e mbyllura. Madje shpesh i ndodh të zgjohet plot ankth, pas një ëndrre të tmerrshme sikur ndodhet e mbyllur në një varr. Vërtet e frikshme!

Genta Ismajli – “Lartësitë dhe insektet më ngjallin shumë frikë”. Kështu është shprehur disa vite më parë një nga këngëtaret më energjike të skenës sonë.

Alketa Vejsiu – E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, moderatorja e suksesshme Alketa Vejsiu është shprehur se ka fobi ashensorët. Shumë vite më parë Alketa ka mbetur brenda në ashensor. “Prej asaj kohe jam gati të bëj dhe 20 kate në këmbë, vetëm që mos të hipi në ashensor”, – shtoi ajo.

Arian Çani – “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, – kështu ka thënë për ‘Mapo’-­n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin./revistawho.com

 

Tags: fobiteshqiptarevipa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Next Post
Barbie Enca! Këngëtarja provokon me setin e ri fotografik

Barbie Enca! Këngëtarja provokon me setin e ri fotografik








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera