Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rovena Dilo thirrje për ndihmë: Manipuluan gjykatën, dy politikanë do vijnë të më nxjerrin nga prona ime

04/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rovena Dilo thirrje për ndihmë: Manipuluan gjykatën, dy politikanë do vijnë të më nxjerrin nga prona ime

Nga Rovena Dilo





Kush jeni ju?!

Dy fjalë dua t’ju them dhe dua t’jua them duke ju parë në sy. Mënyrë më të mirë për t’ju parë në sy, duke ju shkruar këtë letër e hapur, nuk ka! Dy fjalë juve, dy zotërinjve të “politikës” shqiptare dhe të gjithë atyre që ju mbështesin fort në rrugëtimin tuaj drejt zhvatjes.


Unë kam një pyetje të thjeshtë dhe jua bëj atë, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë shqiptarëve që persekutohen çdo ditë nga plotfuqia juaj pothuajse magjike.

Kush jeni ju?!

Që doni të rrëmbeni pronën e familjes time?!

Kush jeni ju që doni të shkatërroni trashëgiminë tonë, gjakun, nderin dhe jetën tonë. Kush jeni ju që nuk pyesni për bizneset tona, që janë ngritur me djersë dhe me mundimin tonë të çdo dite.

Pse keni ju pothuajse fuqinë e Zotit?!

Pse keni ju akses që për 24 orë të hipotekoni dhe ç’hipotekoni çfarë të doni dhe kur të doni?! Mos jeni gjë pronarët e këtij vendi, ju që arrini të caktoni cilindo gjykatës që doni, në të gjitha shkallët e gjyqësorit?

Unë po e them publikisht se ju keni bërë ç’keni dashur!

Ju që zgjidhni gjykatësit tuaj, pra maliqët tuaj, të cilët e shkelin ligjin, e keqinterpretojnë dhe bëjnë me ligjin çfarë të duan. Vetëm ju arrini të manipuloni gjykatën e Apelit në kohë rekord. Të nxirrni çështjen, gjykatësin që doni, të mos lajmëroni të paditurin dhe të merrni vendimin duke e ditur vetëm ju. Tamam si në kohërat e errëta të diktaturës kur njerëzit i merrnin në fshehtësi, i pushkatonin, i groposnin, u merrnin dhe pronën dhe përgjegjës nuk ishte askush.

Si ka mundësi që ju arrini të nxirrni në 24 orë vendimet edhe në gjykatën e Lartë duke habitur çdo shqiptar të ndershëm, çdo jurist të ndershëm, çdo gjykatës të ndershëm.

Ju në rrugën tuaj të zhvatjes nuk jeni vetëm!

Ju jeni si një kope ujqërish, gjithmonë të uritur për zhvatjen dhe prenë e radhës.

Të gjithë jemi lodhur nga ju!

Janë lodhur të gjithë profesionistët e ndershëm të këtij vendi që mendojnë se si do ta bëjmë realitet dinjitetin e njeriut në këtë vend. Edhe shteti është lodhur nga ju! Edhe politikanët e këtij vendi që duan të shohin prosperitetin dhe drejtësinë si të vetmin tempull të shenjtë të lirisë sonë që ende nuk e kemi!

Ju them të gjithë juve zotërinjve që doni të rrëmbeni pronën e familjes time dhe pronat e çdo shqiptari të ndershëm që nuk mbrohet dot nga ju – e keni kot!

Koha juaj po perëndon.

I bej thirrje Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, që të mos fshihen por të shprehen qartë për këtë rast!

Ata do të vijnë të hënën, më 9 maj, në orën 10 të më nxjerrin me polici nga prona ime! Le të vijnë! Unë nuk trembem! Turpi do të jetë për ta, por edhe për shtetin dhe shtetarët tanë! Të hënën është radha ime, por më pas është radha e secilit!

Tags: Rovena Dilo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Noizy surprizon fansen (VIDEO)

Ja pika e dobët e Noizyt...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera