Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Roza Lati dhe Iva Aliko u paditën në prokurori nga pronari i një dyqani kafshësh, modelja tregon të vërtetën

05/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Roza Lati dhe Iva Aliko u paditën në prokurori nga pronari i një dyqani kafshësh, modelja tregon të vërtetën

Moderatorja e njohur Roza Lati dhe modelja Iva Aliko janë përfshirë në një sherr me pronarin e një dyqani kafshësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Vajzat e njohura të ekranit e kanë akuzuar vetëm pak kohë më parë se në klinikën e tij veterinare nuk kishte kushtet më minimale të higjienës dhe se për faj të tij, kafshët e shitura kishin zhvilluar viruse të ndryshme, dhe për më tepër shiteshin shumë më shtrenjtë nga sa kushtojnë. E ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan, Iva Aliko ka rrëfyer edhe një herë historinë e qenit të saj, që e shtyu të bënte edhe një denoncim në prokurori të pronarit të dyqanit, Artan Zabeli. Ky i fundit, pak ditë më parë, bëri gjithashtu publik denoncimin e tij për prishje imazhi të biznesit nga dy vajzat e njohura, Roza Lati dhe Iva Aliko. Iva ka rrëfyer se Sisin, qenin e saj, e ka blerë në dyqanin “Tani” dhe vetëm pak ditë pasi e kishte blerë, qeni ishte sëmurur.  Duke menduar se mund të kishte ndonjë ftohje të vogël, apo ndonjë virozë, Iva e ka ҫuar për vizitë, por për fat të keq, ka mësuar se Sisi ishte i pavaksinuar, i keqatrajtuar dhe i kequshqyer.  Nga studio e “Rudina”, por edhe me videot dhe fotot që i ka bërë publike së bashku me Rozën, Iva ka denoncuar edhe një herë publikisht mashtrimin që i është bërë nga “Tani”, jo vetëm për racën e qenit, por gjithashtu edhe për vaksinimin, sëmundjen që qeni e kishte prej kafazit të dyqanit, gjithashtu edhe për mungesën e korrektësisë së pronarit për ҫmimin e vërtetë të tij. “Ai më ka mashtruar për racën dhe për ҫmimin e vërtetë… Sisi ka qenë e sëmurë që në dyqan” – tregon Iva, ndër të tjera, duke iu referuar edhe një herë pronarit të dyqanit “Tani”. Nga ana tjetër, Artan Zabeli, në një lidhje direkte për programin, tha se qeni ka ngordhur një muaj e gjysmë pasi është blerë nga dyqani, kështu që ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për këtë gjë, bën me dije Class.  Po ashtu, ai tha se Iva është larguar nga Shqipëria dy ditë pasi e ka blerë qenin, në një kohë kur e dinte se qeni nuk mund të udhëtonte gjatë pa bërë 48 orë në qetësi. Pas debatit publik nga studio e Tv Klan, Iva dhe Tani kanë deklaruar se tashmë ҫështja mes tyre ka shkuar në gjykatë dhe pritet që e gjithë dinamika të zbardhet prej saj. Iva tha se ajo dhe Roza i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme për t’u përballur në gjykatë me pronarin dhe nuk druhen nga asgjë përpara rastit të keqtrajtimit të kafshëve.






Tags: Dyqani kafsheveiva alikoRoza Lati
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Aktori bukurosh që ka rrëmbyer zemrat e vajzave në të gjithë botën, së shpejti baba për herë të parë

Aktori bukurosh që ka rrëmbyer zemrat e vajzave në të gjithë botën, së shpejti baba për herë të parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera