Kohët e fundit, Roza Lati ka qenë një ndër personazhet më të lakuar në media jo vetëm për jetën private, por edhe për fotot e publikuara në rrjete sociale. Ditën e sotme, Roza ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe foli hapur për çdo gjë. E pyetur për pushimet e saj, ajo tha se i kishte kaluar ‘single’ dhe e shoqëruar, duke konfirmuar edhe njëherë se është e dashuruar. Gjithashtu Roza ka folur për setin e saj fotografik, në të cilin në disa foto shfaqet ‘topless’. “Më pëlqen më shumë të zhvishem në ‘Instagram’ se të zhvishem në hotele dhe motele. Unë kur mbaroj setin vishem me një bluzë të gjerë dhe dalë shëtitje me qentë e mi”, – ka thënë Roza. Moderatorja e njohur gjithmonë është shquar për origjinalitetin e saj dhe për deklaratat e drejtpërdrejta. /revistawho.com