Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Roza Lati i kthehet publikisht Encës: Mos i jep kaq shumë rëndësi vetes

20/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Roza Lati i kthehet publikisht Encës: Mos i jep kaq shumë rëndësi vetes

Të shtunën e javës së kaluar Enca ishte e ftuar speciale në emisionin “Xing me Ermalin”. Gjatë bisedës së saj këngëtarja u shpreh se i vinte shumë keq që personazhe të tjerë përdorin emrin e saj për t’u bërë të njohur dhe ftohen në emisione televizive për inat të saj. “Emisionet që ju japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision”, tha Enca duke ju referuar Roza Latit dhe Trejsi Sejdinit. Pak kohë më parë Roza kishte të ftuar në emisionin e saj “Why Not” Trejsin, me të cilën Enca ka pasur një debat virtual në rrjete sociale.





Gjatë emisionit Trejsit ju drejtua një pyetje nga fansat për Encën, gjë të cilën kjo e fundit nuk e priti aspak mirë dhe më pas doli kundër Latit dhe Sejdinit. Ditën e sotme Roza ka vendosur t’i përgjigjet publikisht Encës përmes disa postimeve të saj në ‘Instastory’. Ajo ka treguar se nuk ka pasur mundësi t’i përgjigjej, sepse po merret me një projekt të ri.


Moderatorja është shprehur se ajo si gazetare nuk mban anën e askujt dhe se në emisionin e saj e kanë pasur të gjithë derën të hapur.

Më pas Roza ka shtuar se është ndjerë shumë e ofenduar nga Enca, duke qenë se sipas saj ajo i ka dhënë shumë rëndësi vetes.

Lati ka treguar se 7 vite më parë ajo ishte e para që e ka mbështetur këngëtaren, në kohën kur ende nuk kishte marrë famën që ka sot.

“Pra në mbyllje artiste mos i jep kaq shumë rëndësi vetes. Për ofendimin që më ke bërë mua, duke i dhënë kaq shumë rëndësi vetes, ke treguar vetëm një frymë inferioriteti, ligësie, që përtej syçkave të bukura dhe formave të tua fizike që janë ëndrra jote me sy hapur në ‘Instagram’…bën veten protagoniste…kur je fundi i fundit të bishtit të kavallit në botën tonë…në botën time”, ka shkruar Roza.

Më pas për ta mbyllur ajo ka treguar se në projektin e ri, Trejsi Sejdini do të jetë e ftuara e parë, që Enca të mos mendojë se e fton për inat të saj.

Tashmë ende nuk ka një reagim nga ana e këngëtares për këto deklarata të moderatores, por siç duket debati mes vajzave të njohura do të vazhdojë gjatë. /revistawho.com

Tags: emisionencaRoza Latitrejsi sejdiniwhy not
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Next Post
Orgesa Zaimi ju dedikon fjalët më emocionuese prindërve: Ju dua dhe ju vlerësoj deri në pafundësi

Orgesa Zaimi ju dedikon fjalët më emocionuese prindërve: Ju dua dhe ju vlerësoj deri në pafundësi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera