Pas më shumë se një viti bashkë, me udhëtime, foto romantike dhe dalje publike, marrëdhënia mes Rozës dhe Xhonatanit duket se ka mbërritur në një pikë mbylljeje. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, rrjetet sociale kanë folur qartë.
Të dy kanë fshirë çdo kujtim të përbashkët nga profilet e tyre dhe, për më tepër, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, një “gjuhë” që sot shpesh përkthehet si ndarje e heshtur.
Por së fundmi, një detaj nga projekti i saj më i ri me nënën e saj, Rita Lati, ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Në një pjesë të vlogut të tyre, Rita i kërkon Rozës një bebe, ndërsa përgjigjja vjen e drejtpërdrejtë dhe pa filtra:
“O ma, po unë jam ndarë!”
Reagimi i Ritës nuk vonon dhe vjen me humor karakteristik: “S’ka gjë, e kam gjetur mënyrën artificialisht, kushton 5.000 euro. Do të të vë në gjumë dhe do të të çoj te klinika.”
Ky shkëmbim i sinqertë mes nënë e bijë është parë nga ndjekësit si një sinjal i qartë se ndarja mes Rozës dhe Xhonatanit është tashmë një realitet, edhe pse pa fjalë zyrtare.
A do të ketë një konfirmim publik nga vetë Roza? Për momentin, duket se përgjigjet po vijnë më shumë përmes detajeve sesa deklaratave.







