Sipas Rozana Radit, Olta Gixhari i ka uruar fitoren para se të hynte në Big Brother VIP. Gjatë një diskutimi me Gerta Gixharin, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën duke e pyetur se cila është arsyeja.
“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”
Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi.