Në transmetimin live të Big Brother VIP, Ledion Liço e vuri përballë Rozana Radin me disa statuse të vjetra ofenduese që ajo kishte bërë kundër opinionistes aktuale, Neda Ballukut, kur kjo e fundit ishte pjesë e një edicioni të mëparshëm të reality show-t.
Një nga statuset që u përmend ishte:
“Mbajeni këtë Nedën larg rrugëve kryesore kur të dalë se do ta shtyp me makinë! Më acaroi.”
Rozana, e vendosur përballë këtyre komenteve, u përpoq të sqarojë situatën:
“Ledion, kjo nuk është foto e profilit tim. Unë mund ta kem bërë këtë status. Nuk e di kur ka dalë ky status, pra kur është fotografuar, se unë nuk kam më të njëjtën foto në profil, por unë e pranoj, mund ta kem bërë këtë status.”
Nga ana tjetër, Neda Balluku u shpreh e revoltuar dhe theksoi se ishte përballë këtyre statuseve për herë të parë në jetën e saj. Ajo ndjeu se ishte e detyruar të jepte një shpjegim për hir të familjes së saj:
“Unë nuk i kam ditur. Po t’i kisha ditur, do ta kisha vënë këtë produksion në dijeni dhe sigurisht do kisha qenë e njëanshme. Pra, çdo njeri do ishte prekur nga këto fjalë. Por më lejo të them se, pavarësisht pakënaqësive të Rozanës ndaj komenteve të mia, unë edhe po t’i kisha ditur këto statuse, mbrojtjen ndaj Rozanës do ta kisha bërë për çdo vajzë tjetër.”