Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania 21/02/2026
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rozana Radi flet për marrëdhënien më motrën, përlotet në studio nga mesazhi i saj

20/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rozana Radi flet për marrëdhënien më motrën, përlotet në studio nga mesazhi i saj

Ka vetëm një javë që Rozana Radi ka nisur një sipërmarrje “Rose by Rozana Radi”, një boutique që tregton veshje për vajzat dhe zonjat.  E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Roza tregoi më shumë për këtë sipërmarrje të re, e cila, ndryshe nga çdo projekt tjetër i saj, është krijuar me një dashuri të madhe. Por nuk është e vetme në këtë sipërmarrje. Bashkë me të, si çdo gjë tjetër, është edhe Andeta, motra e saj,





Prej kohësh, së bashku me motrën, Rozi kishte menduar të merrej me një biznes me emrin e të atit, por kjo ishte thuajse e pamundur, meqenëse të dyja motrat punojnë në televizion dhe kohën e kanë shumë të ngjeshur: “Ne kemi pasur dëshirë të kemi një bar me emrin e babit që do të ishte si një shtëpi për të gjithë artistët. Por përkushtimi duhet të ishte i madh. Unë duhet të rrija aty 24 orë. Meqenëse të dyja punojmë në televizion, menduam që të ishte një gjë tjetër…” – tregon Rozi.

E pyetur për marrëdhënien e ngushtë mes dy motrave, Rozana tregon se Andeta ka qenë gjatë gjithë jetës një nënë e dytë për të. Gjatë këtyre viteve, motrat kanë kaluar shumë gjëra të bukura e të trishta bashkë, por janë bërë edhe më të forta nga goditjet e jetës: “Andeta është si një nënë e dytë për mua. Ne çdo gjë e ndajmë bashkë, çdo gjë e kemi bashkë. Mund t’ju duket çudi, por edhe llogarinë bankare e kemi të përbashkët. Jam shumë e lumtur që prindërit më kanë dhuruar një motër dhe lum ato që kanë motra… “ – thotë Rozi për Andetën.


Por nuk e dinte që edhe Andeta kishte një surprizë për të. Në një videomesazh të përgatitur enkas, Andeta, si rrallëherë, foli për marrëdhënien me të motrën: “Si gjithmonë, unë lë punët e mia për të bërë punët e tua… Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, kemi kaluar momente të dhimbshme, siç ka qenë humbja e prindërve. Ti je gjithçka për mua… Ne kemi një zemër që rreh njësoj. Ti kërkon gjithmonë vëmendje, madje ma ke kërkuar edhe kur më thua “jam unë e para, pastaj fëmijët e tu…” Ti je dhe do të jesh gjithmonë e para. Edhe atëherë kur më mërzit shumë, aq sa nuk di ç’të bëj nga nervat. Por kush ka motër, e di se sa e madhe është dashuria… Ti për mua je dashuria më e madhe.”

E përlotur nga mesazhi i së motrës, Rozi tha se ishte hera e parë për të që e dëgjonte Andetën të jepte një mesazh të tillë publikisht. Por ajo nuk i ka qejf surprizat: “Nuk do të doja t’i dëgjoja këto, sepse e di sa shumë probleme i kam sjellë. Ajo e di shumë mirë që unë nuk i kam qejf surprizat… Kështu që e di se çfarë e pret pas kësaj” – tha Rozi me të qeshur, pa harruar të thotë se ndihet keq për të gjitha herët kur e ka mërzitur të motrën: “Por nuk do t’i kërkoj falje, sepse unë kështu jam…”/ revistaclass

Tags: rozana radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!
Breaking News

Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!

21/02/2026
Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania
Breaking News

Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania

21/02/2026
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras
Breaking News

Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras

20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!
Breaking News

“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!

20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!
Breaking News

Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!

20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?
Breaking News

Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?

20/02/2026
Next Post
Metoda ‘Leonardo da Vinci’, si të çlodheni me vetëm katër orë gjumë

Metoda 'Leonardo da Vinci', si të çlodheni me vetëm katër orë gjumë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera