Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rozana Radi thumbon “miqtë”: Faleminderit që na hapni sytë çdo ditë

13/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rozana Radi thumbon “miqtë”: Faleminderit që na hapni sytë çdo ditë

Rozana Radi prej dy vitesh ka hapur një atelie me veshje ‘haute-couture’, që tashmë është kthyer në një brand të njohur në vend. Shumë personazhe të njohur dhe të panjohur kanë zgjedhur që në ditët më të bukura të vishen me fustanet nga ‘Rose by Rozana Radi’.





https://www.instagram.com/p/BnMVhMIApWf/

Së fundmi Rozana ka sjellë në atelien e saj fustane nusërie të punuara të gjitha me dorë, për të zgjeruar më tej biznesin. Pavarësisht se ajo është shumë e lumtur për arritjet, artistja ka vënë re se jo të gjithë gëzohen dhe urojnë më të mirën për suksesin e saj. Ditën e sotme Rozana ka bërë disa postime në “Instagram”, përmes të cilave ajo ka thumbuar kolegët e saj “miq” që nuk e kanë mbështetur, ose nuk i kanë dhënë një urim të thjeshtë për iniciativën e saj.


“Ka qenë një rrugë shumë e vështirë iniciativa e atelie ‘Rose’. E kam nisur e vetme ashtu si kam nisur të gjitha betejat e jetës sime. Tashmë ngjitemi më lart duke sjellë në Shqipëri për herë të parë fustane nusërie të gjitha punime unike dore. Asnjë fustan në atelie ‘Rose’ nuk është i blerë (ndaj e theksoj për herë të parë!). Të gjitha fustanet të qepur. Unë e kam nisur e vetme dhe e vetme do ta çoj derisa Zoti të më japi frymë. Pak më elastik se nuk bëra asgjë të gabuar, thjesht ngrita një sipërmarrje pa ndihmën tuaj. Shqetësimi juaj i reflektuar në heshtje është urim për mua. Kaq e fortë të jem vallë? Se dija!”, ka shkruar Rozana.

Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se është e bindur se nëse do të ishte në një tjetër situatë, të gjithë do e gjenin mundësinë t’i shkruanin dy fjalë urimi. “Po të shikoni me kujdes tek fotoja ime e parë që kam postuar me fustane nusërie janë minimalisht dy-tre mesazhe që më urojnë! Ku jeni? Pse u zhdukët? Çfarë ndodhi? Një atelie hapa me kursimet e mia ju ngriu dora për një urim mbarë! Po të ishte festival e të votonim njëri-tjetrin do më uronit patjetër. Po miqtë e tjerë ku janë? Faleminderit që na hapni sytë çdo ditë! Vetëm po vdiqe ti shkruajnë ngushëllimet ‘miqtë’. S’kanë faj, se jetojnë me shprehjen: ‘Vdis pa të të dua’”, ka thënë Radi me ironi.

Megjithatë duket se Rozana është e vendosur për ta çuar deri në fund sipërmarrjen e saj me apo pa mbështetjen e personave që e rrethojnë. /revistawho.com

Tags: ateliefustane nuseriekolegemiqterozana radiSipermarrjethumbonurim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
U zhvendos për të jetuar në Londër, zbulohet miqësia e fshehtë e Rihanna-s me Meghan Markle

U zhvendos për të jetuar në Londër, zbulohet miqësia e fshehtë e Rihanna-s me Meghan Markle








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera