Rozana Radi përjetoi një moment të papritur dhe prekës gjatë emisionit “Goca dhe Gra”. Këngëtarja e njohur, e cila prej kohësh është kthyer në një nga figurat më të dashura të ekranit, mori një telefonatë live nga… vjehrra e saj!
Ishte Rudina Dembacaj ajo që vendosi t’i bënte surprizën, duke telefonuar zonjën Dita — nënën e partnerit të Rozanës — për ta pyetur publikisht se çfarë do të donte t’i thoshte nuses së djalit.
Pa hezituar asnjë sekondë, ajo u përgjigj shkurt dhe plot dashuri:
“Do t’i them se e dua shumë.”
Ky moment preku jo vetëm publikun, por edhe vetë Rozanën, e cila mezi i mbajti emocionet teksa u kthye me fjalë mirënjohjeje:
“Dita faleminderit ty që ke rritur një djalë që unë e dua shumë, të mrekullueshëm.”
Një nga ato skena të rralla televizive që të kujtojnë se ndonjëherë dashuria midis nuseve dhe vjehrrave nuk është thjesht legjendë urbane.








