Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrahja e Ledri Vulës, Getoar Selimi me detyrim në gjyq për të dëshmuar

22/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrahja e Ledri Vulës, Getoar Selimi me detyrim në gjyq për të dëshmuar

Këngëtari kosovar, Getoar Selimi, dëshmoi sot në seancën e Ledri Vulës, ku të akuzuar janë Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj.





Getoar Selimi ka qënë dëshmitar okular në natën e 7 qershorit 2012, kur Gazmend Mirena e Krenar Çoçaj akuzohen se kanë sulmuar Ledri Vulën, në kohën kur i njëjti gjendej në makinë me dëshmitarin Selimi. Getoar Selimi ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit që nga seancën e kaluar, por pas mos paraqitjes së tij në gjykate, kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjelljen e tij të obliguar në gjykatë.

Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës Kosovare Kelmendi e Asdren Hoxha, kërkuan nga trupi gjykues që të përjashtohet publiku për shkak të natyrës së rastit. Kësaj kërkese iu bashkangjit edhe avokati i Ledri Vulës, Tomë Gashi, i cili kërkoi përjashtimin e mediave, por jo edhe të publikut, njofton “kallxo.com”.


Pas këshillimit, trupi gjykues në krye me Beqir Kalludran, mori aktvendim që të bëhet përjashimi i publikut, përfshirë këtu edhe mediat.

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë.

Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Next Post
Presidentja e “Top Channel” feston ditëlindjen, e bija Sara: Tani i kuptoj sakrificat e tua, dua të bëhem sa gjysma jote

Presidentja e "Top Channel" feston ditëlindjen, e bija Sara: Tani i kuptoj sakrificat e tua, dua të bëhem sa gjysma jote








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera