Adele është shumë e rezervuar dhe rrallë e shohim në rrjete sociale, por këngëtarja së fundmi ka qenë në dasmën e një miku të saj dhe ka marrë të gjithë vëmendjen për paraqitjen. Këngëtarja me famë botërore ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj Rich Paul në dasmën e lojtarit të NBA-së, Kevin Love. Adele dukej sharmante e veshur me një fustan të zi të gjatë nga Alexander McQueen. Fustani ishte prej tyli, me dekolte në pjesën e sipërme dhe me mëngë tyli. Nuk është çudi pse Adele ka zgjedhur të zezën sepse këngëtarja e preferon shumë këtë ngjyrë edhe në daljet e saj publike.