Që prej vitit 2012, ku fitoi kurorën e “Miss Universe”, Adrola Dushi ka qenë në qendër të mediave. E bukur, e suksesshme dhe e kompletuar. Ende pa mbushur të 20-tat, bukuroshja shqiptare ka provuar ndjesinë e mrekullueshme e të qenit nënë. Shpeshherë atë e shohim në foto me djalin, Troi i cili duhet thënë se i ngjan shumë. Në një intervistë për Prive, Adrola ka rrëfyer edhe njëherë se Troi është arsyeja pse ajo jeton. E pyetur nga gazetari Vlorijan Halili nëse një ditë Troi do të turpërohet me të, Adrola u shpreh: Kurrë, nëse vjen ajo ditë unë nuk kam arsye më të jetoj.