Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfehet Anisa: Si u njoha me Shukri Xhelilin dhe si më kërkoi seks…

18/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfehet Anisa: Si u njoha me Shukri Xhelilin dhe si më kërkoi seks…

20 vjeçarja që filmoi kreun e Bashkisë Dibër duke i kërkuar seks kundrejt vendit të punës ka treguar për Panoramën historinë e saj. Kjo nuk është hera e parë që Anisa Alla flet, para pak ditës ajo tha intervistë edhe për News 24. Si duket vajza e re nuk e lë me kaq hakmarrjen për Shukriu Xhelilin. Ajo jo vetëm bashkëpunoi me Ora News për ti bërë videoskandalin por del çdo ditë në media për të treguar variantin e saj të ngjarjes.





Çfarë shkolle keni mbaruar?

Kam mbaruar gjimnazin në Peshkopi.


Tani kërkonit punë?

Po, vendosa të kërkoj një punë në Bashki.

Si e kërkuat këtë punë?

Që në momentin e parë, mendova t’i shkruaja në Facebook Shukri Xhelilit. Kjo sepse nuk mund t’i shkoja direkt në zyrë, pa lënë më parë një takim me të. Ai ishte kryetar Bashkie dhe normal që nuk do të më priste.

I shkruat në Facebook. Ju ktheu përgjigje?

Po, më ktheu. Më la takim te zyra.

Përgjigjja ishte zyrtare, formale, apo që aty pati ndonjë ngacmim nga ana e tij?

Jo, jo. Ishte një përgjigje zyrtare.

Në çfarë periudhe ka ndodhur kjo? Kur i keni shkruar për herë të parë?

Në muajin shkurt të këtij viti.

Më pas e takuat te zyra. Çfarë ndodhi?

Po, e takova te zyra. I thashë çfarë problemi kisha, pra që kërkoja punë. Më tha që do të më njoftonte vetë. Ose në Facebook, ose në telefon.

Kur ishte komunikimi i radhës me të?

Kaluan 2­3 ditë dhe i shkrova prapë unë. I thashë se çfarë po vendoste për atë që më tha. “Hajde takohemi te zyra. Flasim te zyra”, më tha.

Shkuat?

Po, shkova dhe në ato momente…

Çfarë bëri?

Ngrihet, më takon, më buzëqesh… Pastaj më thotë: “Do rregullojmë gjithçka”.

Ju ngacmoi në këtë takim?

Jo.

Po më pas?

Pastaj vazhdoi në Facebook.

Vetëm në Facebook, jo në telefon?

Edhe në telefon, por më shumë në Facebook.

Çfarë ju thoshte në këto biseda?

Më garantoi që do të ma gjente punën.

Ju tha se çfarë pune do t’ju gjente?

Jo nuk më tha, por më tha që do të më gjente punë.

Ngacmimet kur filluan?

Pasi më tha që do ma gjente punën, filloi të më ngacmonte në Facebook. Më thoshte fjalë të ndryshme.

Çfarë fjalësh ju thoshte?

Më tha: “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: “Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Tags: anisashukri xhelili
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 
Breaking News

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!
Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!
Breaking News

Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!

23/12/2025
Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”
Breaking News

Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”

23/12/2025
“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!
Breaking News

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!

23/12/2025
Next Post
Këto shenja në trup tregojnë se nuk jeni të shëndetshëm (FOTO)

Këto shenja në trup tregojnë se nuk jeni të shëndetshëm (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera