Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfehet “Bujari tek Zonja nga qyteti”: Rajmonda u emocionua kur më pa, na dolën fjalë

04/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfehet “Bujari tek Zonja nga qyteti”: Rajmonda u emocionua kur më pa, na dolën fjalë

E kujt nuk i kujtohet skena e famshme tek “Teto Ollga” kur “pretendenti” i Melit hodhi letrën me gur nga poshtë dritares. “Epo domosdo, e hodhi letrën jarani edhe iku. Po ‘B’ e ka emrin apo ia kanë ngrënë pulat?!” Me gjithë letrat që çoi e mori Ollga për të rregulluar Melin me një burrë në qytet, ajo e B-­së i prishi të gjitha planet. “Të prita, po ti ishe me shoqet te Vali. Në dhomë nuk vij dot, se është teto Ollga. Takohemi nesër. B.”. Protagonisti i një prej realizimeve kinematografike më të dashura për shqiptarët, aktori Piro Kita ka bërë një rrëfim të gjatë për gazetën Panorama. Ai kujton çdo detaj e përjetim, që nga kinoprova për të marrë rolin e Bujarit në film, tek prezantimi për herë të parë me të bukurën Rajmonda Bulku. “Në fakt, kur kam bërë kinoprovën ajo nuk ka qenë, pra e kam takuar kur jemi mbledhur për të xhiruar. Siç më ka thënë kohë më vonë, ajo ishte e emocionuar për të parë se kush do të ishte partneri i saj në film. Kishte dëgjuar sigurisht për emrin, e që sapo isha diplomuar, por nuk njiheshim. Ishte ulur me të tjerë në tavolinë, kur unë iu afrova për herë të parë. Ngaqë kishte pyetur aq shpesh, kush është, kush është, të pranishmit, sapo më kishin parë i kishin thënë, ja, ja ku është, po vjen. Nga hutimi ajo ishte ngritur për të më parë e kishte rrëzuar brokën e ujit nga tryeza. Pa dyshim ishte shumë e bukur dhe kjo dukej menjëherë, nuk mund ta mohonte askush. Të them të drejtën nuk ishte një gjë që mund ta kaloje pa e vënë re, pa dyshim që shëtisnin në kokë edhe mendime të tjera, jashtë bashkëpunimit profesional”, tregon ai. Mirëpo përtej dëshirës së pashprehur e dyshimeve të të gjithëve, midis dy aktorëve të rinj nuk pati asgjë më shumë se puna. “Megjithëse zhurma u bë e madhe, jo, nuk pati asgjë. Më kujtohet si tani kur u shfaq filmi “Zonja nga qyteti” për herë të parë. Ka qenë ditë e hënë, mëngjes, ora 09:00, kur filloi filmi dhe të pranishmit, që ishin rrethi artistik e njerëzit e letrave të kohës, kanë dalë nga kinemaja rreth orës 11:00. Të gjithë që dolën më drejtonin gishtin, edhe spektatori i ditëve të mëpasshme po njësoj. Ishin të bindur se unë dhe Monda ishim të fejuar vërtet. Po në këtë kohë, prej fjalëve që ishin hapur, im vëlla që ishte përfaqësues i ambasadës sonë në Itali, më telefonon i nervozuar, pse nuk e kisha njoftuar se isha fejuar. Si kisha mundur t’ia mbaja të fshehtë! Atij i kishin shkuar njerëz për urim meqenëse sipas tyre, pas pak kohësh, ne do të martoheshim”, thotë ndër të tjera aktori Piro Kita.






Tags: filmkujtimetpiro kitarajmonda bulkuzonja nga qyteti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!
Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!
Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
Next Post
Aurela Gaçe, imiton në skenë Mariza Ikonomin… Ja si reagoi këngëtarja (VIDEO)

Aurela Gaçe, imiton në skenë Mariza Ikonomin... Ja si reagoi këngëtarja (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera