Enca Haxhia ishte e ftuara e radhës në “Life stories”. Mes shumë rrëfimeve ajo ka folur edhe për injorimin e bërë në filim të karrierës nga kolegët e saj artistë, transmeton Telegrafi. “Unë nuk kam pasur prindër muzikantë, nuk e kam pasur rrugën e shtruar si shumë të tjerë. Nëse kam arritur këtë sukses që kam sot, ja kam dalë vetëm me forcat e mia”, ka thënë Enca duke treguar se ata që e injoruan, e zhgënjyen para tre viteve, sot janë fansat e muzikës së saj.